Kosova fiton kundër Malit të Zi
Sharr Travel

Kosova fiton kundër Malit të Zi

Kosova ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020, duke e vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Me dy golat e shënuar në pjesën e parë Kosova arriti të sigurojë një tre pikësh që mbanë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për në Euro 2020.

Në minutën e 10-të golin e epërsisë për Kosovën e shënoi kapiteni Amir Rrahmani, pas harkimit shumë të mirë nga goditja e këndit nga Celina. Ndërsa pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Vedat Muriqi shënoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2:0.

Në pjesën e dytë Kosova vazhdoi me lojën e mirë, sidomos në sulëm, por që nuk arriti dot të shënoj më shumë.

Me këtë fitore Kosova mbetet e treta në grupin A me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta ndërsa 4 më pak se Anglia që është lidere e grupit.