Pjesa e parë: Kosova 2:0 Mali i Zi

Pjesa e parë: Kosova 2:0 Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës ka shkuar me epërsi prej dy golave në pushimin e pjesës së parë kundër Malit të Zi.

‘Dardanët’ kanë arritur ta fitojë me rezultat të pastër prej 2:0 pjesën e parë kundër Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’.

Amir Rrahmani në minutën e 10’, i dha epërsinë e parë Kosovës.

Në minutën e 34’, Vedat Muriqi shënoi për 2:0, për të çuar në festë të madhe të gjithë të pranishmit në stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Me rezultatin e kësaj fitoreje, Kosova numëron 11 pikë në grupin A, një më pak se Çekia e vendit të dytë, që ka 12 pikë.