Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Shqipe Kryeziu, kryetare e shoqatës “Sytë kërkojnë dritë “, Lucern, e cila na njofton më detajisht për mbrëmjen humanitare për t'i ndihmuar persona me nevoja të veçanta.

Kurse mysafir tjetër do të jetë Mensur Neziri, koordinator i projektit, i cili do të flasë për projektin "Me një apo më shumë mësues".

Në një lidhje të drejtpërdrejtë paraqitet Fanol Sadiku, koordinator i tregut mobil, i cili na njofton për tregun mobil në kryeqytet.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme