Ambasada britanike, Vuçiqit: Nuk ndërhyjmë në ambientet e partive politike
BKT
Lajme

Ambasada britanike, Vuçiqit: Nuk ndërhyjmë në ambientet e partive politike

Ambasada e Britanisë i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ata e kanë për detyrë që të takohen me liderët e partive dhe se nuk i vendosin ata kushtet e ambientit në të cilin takohen.

"Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën", ka qenë përgjigjja.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishe shkruar sot rreth takimit të ambasadorit të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zyret e këtyre të fundit.

Vuçiq kishte thënë se cilin shtet po e përfaqëson Kurti, duke vënë në pah praninë e flamurit shqiptar në zyret e këtyre të fundit. Ai madje kërkoi sqarime nga ambasadori britanik rreth fotos së tij afër Kurtit dhe flamurit. 


MË SHUME NGA Lajme