Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Shqipe Kryeziu, kryetare e shoqatës “Sytë kërkojnë dritë “, Lucern, e cila na njofton më detajisht për mbrëmjen humanitare për t'i ndihmuar persona me nevoja të veçanta.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Mensur Neziri, koordinator i projektit, i cili do të flasë për projektin "Me një apo më shumë mësues".
Në një lidhje të drejtpërdrejtë paraqitet Fanol Sadiku, koordinator i tregut mobil, i cili na njofton për tregun mobil në kryeqytet.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























