Thaçi e kontesha e Ueseksit diskutojnë për të mbijetuarit e dhunës seksuale
BKT
Lajme

Thaçi e kontesha e Ueseksit diskutojnë për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Lartmadhërinë e saj, Konteshën Sophie të Wessex, me të cilën ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në ballafaqimin me të kaluarën, veçanërisht kur janë në pyetje viktimat e dhunës seksuale.

Presidenti Thaçi falënderoi për vizitën dhe angazhimin e Konteshës së Wessex-it, por edhe të Britanisë së Madhe në përgjithësi.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme të Britanisë së Madhe, veçanërisht për punën dhe angazhimin në ballafaqimin me plagët si kjo e viktimave të dhunës seksuale në luftë”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Pjesëmarrja juaj, mesazhet tuaja, janë inkurajim për viktimat dhe për tërë shoqërinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Lartmadhëria e saj, Kontesha e Wessex-it, u shpreh se është e rëndësishme që viktimat të marrin kujdesin, vëmendjen dhe përkrahjen e duhur.

Presidenti Thaçi dhe Kontesha e Wessex-it u pajtuan se është përgjegjësi e të gjitha segmenteve të shoqërisë që të bëjnë sa më shumë për akomodimin e të gjitha viktimave të luftës, në veçanti të viktimave të dhunës seksuale.

Image may contain: 4 people, people standing, suit and weddingImage may contain: 5 people, people smiling, people sitting, table, living room and indoor


MË SHUME NGA Lajme