15:01 / 17.10.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë paraqitet Leonard Nikaçi, trajner fitnesi, i cili na flet për ushtirmet fizike në mëngjes.
Ndërsa Visar Qusaj, organizator, do të na njoftojë më detajisht për konferencën "Vartësitë këtu dhe gjetkë, midis sfidave dhe mundësive".
Kurse Defrim Gashi, kryeinspektor në MASHT do të na njoftojë për çerdhet që veprojnë pa licencë pune.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























