Krasniqi: Ndryshimet të nevojshme në demokraci, por ka ndryshime jo të mira
Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e një rotacion është i nevojshëm në çdo vend demokratik dhe qytetarët kanë dashur ndryshimin, por ndryshimi nuk është gjithmonë i mirë.
“Rotacionin e shoh të nevojshëm për një vend demokratik. Ndryshimi është i nevojshëm mirëpo ndryshimi nuk është gjithmonë i mirë”, ka thënë Krasniqi për "T7".
Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, ai ka thënë se përkundër që kanë dalur të tretët në zgjedhje, PDK përsëri është rritur në nivel vendi.
“Përkundër qeverisjes së gjatë, jemi rritur. Kemi arritur të mbajmë bazën lojale të votuesve të partisë për të cilën jemi të kënaqur. Kjo është hera e parë në histori që kemi dalë të tretët në zgjedhje. Në Dukagjin nuk kemi arritur të shtrihemi dhe do të kërkojmë të rritemi në atë rajon. Edhe në Anamoravë mund të rritemi ende. Ndërkohë në komunat e Skenderajit dhe Drenasit kemi numër optimal të votave”, ka theksuar Krasniqi.























