14:59 / 18.10.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë do të jenë Visar Sadiku, specialist i psikologjisë klinike dhe Imri Zabeli, specialist i psikologjisë klinike, të cilët na njoftojnë më detajisht për psikologët klinikë për mospranim në QKUK.
Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Rrezart Galica, artist, i cili flet për pjesëmarrjen në konkursin e dizajnit në Meksikë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























