21:28 / 18.10.2019
Haziri: Koalicioni me Vetëvendosjen në kohën më të afërme të mundshme
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendëror I Zgjedhjeve.
Duke folur në “Debat” te RTK, ai ka thënë se për certifikimin duhet të pyetet kryetarja e KQZ-së.
“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve? Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë çertifikimi”, ka thënë Haziri.























