“Lojtarët e Liverpoolit janë sikur thikat”
BKT
Sport

“Lojtarët e Liverpoolit janë sikur thikat”

Mesfushori Manchester City, Rodri Hernandez, e ka ngritur në qiell, me lëvdata, skuadrën e Jurgen Klopp.

“Liverpool shihen vetëm si skuadër kundërsulmuese, por ata dominojnë, shënojnë nga ndërprerjet, mekanizmat e tyre sulmues janë shumë mirë të punuar, ata kanë shumëllojshmëri”, tha ai.

“Skuadra e Kloppit është fortë fizikisht. Ata vijnë drejt teje si kafshë. Ata janë sikur thikat: njëri vjen drejt teje, pastaj tjetri. Por, secila skuadër i ka momentet e këqija dhe ne duhet të jemi aty, nëse ata kanë momente të tilla”, deklaroi Rodri, teksa fliste për garën për titull në Premier League.