Berisha tregon se a dëshiron Kosovën në Evropian apo Lazion në Champions
BKT
Sport

Berisha tregon se a dëshiron Kosovën në Evropian apo Lazion në Champions

Valon Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Ich bin Albaner”.

Ai përveç të tjerash është pyetur se a dëshiron më shumë që Kosova të kualifikohet në Evropian apo Lazio në Ligën e Kampionëve.

Berisha tregoi se ai ka më shumë dëshirë që Kosova të kualifikohet sepse sipas tij është një gjë të cilën e ka dëshiruar gjithmonë.

“Dëshira ime ka qenë gjithmonë që ta dërgoj Kosovën në evropian apo botëror, dëshira është shumë e madhe por normal edhe Lazion kisha pasur dëshirë me dërgu në Champions League”, tha ylli i Kosovës. 

Po ashtu Valoni tregoi se nga trajneri marrin shumë motivim dhe sipas tij kjo është shumë e rëndësishme. Futbollisti i Kosovës tregoi po ashtu që babi i tij ka punuar mjaftë shumë për t’i ndihmuar edhe familjarët të cilët jetojnë në Kosovë.

“I ka mbajtur dy, tre puna për me mbajt familjen, edhe jo veç neve në Norvegji po edhe për tjerët në Kosovë”.

Ai tha se futbollin e bënë edhe për familjen e tij por edhe për më i gëzuar familjet e tjera shqiptare.