Superliga vazhdon sot me kryederbin Drita-Ballkani
Pas katër ndeshjeve në dy ditët e kaluara, Ipko Superliga vjen sot me dy sfidat përmbyllëse të xhiros së 10.
Dueli mes Dritës dhe Ballkanit në Gjilan merr vëmendjen e ditës sot.
Të dy skuadrat do të luajnë për tri pikë dhe për daljën në vendin e parë të tabelës, përndryshe me barazim në krye për këtë xhiro do të mbetej Gjilani, transmeton Olle.
Dueli tjetër luhet mes Ferizajt dhe Prishtinës. Ferizajasit kanë pasur probleme financiare para duelit, të përcjellura edhe me bojkot ndërsa bojkot te Prishtina s’ka pasur, ani pse problemet financiare janë të vazhdueshme.
Në Gjilan gjyqtar kryesor është Besfort Kasumi ndërsa në Ferizaj ndeshjen e gjykon Mervan Bejtullahu.
Sot – 14:00
Drita – Ballkani
(Gjyqtarë: B. Kasumi. E. Zeqiri, F. Sekiraqa, V. Kastrati)
Ferizaj – Prishtina
(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Baliqi, D. Preniqi, B. Ajeti).























