Ambasadat e huaja kërkojnë mbrojtje për viktimat e krimit në Kosovë
Sot në Prishtinë është shënuar 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast është organizuar konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës.
Zëvendës-ambasadori i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, në fjalën e tij ka thënë se shteti Amerikan është këtu për ta ndihmuar Kosovën në këtë drejtim.
“Kosova ka arritur progres në luftimin e krimit. SHBA-të e kanë mbështetur financiarisht dhe teknikisht Kosovën në këtë sektor. SBHA shpreson se derisa Kosova të përparojë në këtë drejtim – të vazhdojë të mbrojë viktimat e krimit”.
“I kuptojmë sfidat me të cilat përballen viktimat e krimit. Jemi këtu për t’i ndihmuar ata që përballen me viktimat e krimit – jo vetëm ligjërisht, por për të siguruar se ndihma jonë ju ofrohet njëtrajtshëm atyre”.























