Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Basri lenjani - drejtor i klinikës emergjente në SHSKUK
shërbimet emergjente. Ai do të flas për helikopterin për shërbimin e transportit mjekësor.
Kurse Bardh Rugova - sekretar në ASHAK dhe Franceso Altimari Matteo Mandala. Ao do të flasin për konferencën shkencore ndërkombëtare “studimet albanistike në Itali”.
Kurse për shfaqjen "muret flasin" e cila mbahet në përkujtim të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta, do të letë lidhje direkte.
Ndërsa Lorika Tahiri - u. d. e drejtoreshës ekzekutive të KAMA-s, do të flas për e konventën e industrisë së veshmbathjeve të Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























