Lajçi u intervistua për të sqaruar funksionimin e Zyrës juridike
BKT
Lajme

Lajçi u intervistua për të sqaruar funksionimin e Zyrës juridike

RTKlive

Avokati Artan Qerkini, ka njoftuar se Driton Lajçi është marrë në pyetje nga ZPS vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’rast Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.

Komunikatë e plotë për media në lidhje me intervistimin e z. Dritan Lajçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Marrë parasysh lajmin e publikuar në disa media elektronike se z. Driton Lajçi është marrë në pyetje nga ZPS për tre ditë me rradhë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik dëshiroj që në cilësinë e avokatit të z. Driton Lajçi, t’iu njoftoj se i njëjti është marrë në pyetje nga ZPS vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’rast Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar. Z. Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës. ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin Nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndryshe Driton Lajçin është shef i Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special, njëkohësisht person për t’u ofruar ndihmë familjarëve të tyre gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Driton Lajçi ka qenë njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, deputet i Kuvendit të Kosovës, drejtues i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë dhe drejtues i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme