Fotografia e nxënësve, Drejtoria e Arsimit e Prizrenit paralajmëron masa
BKT
Lajme

Fotografia e nxënësve, Drejtoria e Arsimit e Prizrenit paralajmëron masa

Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit thotë se rastin, ku nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” shihen duke mbajtur flamurin turk , është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordinim të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni.

Në një reagim thuhet se në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

“Me këtë rast DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve”, përfundon reagimi. 


MË SHUME NGA Lajme