23:49 / 21.10.2019
Milan sytë nga Kean
Milani ka filluar të këtë interesim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.
Kean është transferuar këtë verë në Everton nga Juventus, mirëpo ende nuk e ka gjetur rrugën drejt golit.
19-vjeçari ka luajtur në 10 ndeshje, dy nga këto ndeshje ka luajtur në formacionin e parë.
Sipas mediave italiane “Rosonerët”, janë duke e shikuar situatën e sulmuesit dhe do të mundohen ta transferojnë në afatin dimëror.
Vlera e lojtarit pritet të jetë rreth 25 milionë euro.























