Ambasadori Dedaj takoi kryeparlamentarin Talat Xhaferi

Ambasadori Dedaj takoi kryeparlamentarin Talat Xhaferi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot është takuar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në cilësinë e Ambasadorit te Republikës së Kosovës, sot kisha nderin të takoj kryekuvendarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Shpreha mbështetjen e pa rezervë të Kosovës për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, duke mos u zhgënjyer me vendimin e padrejtë të BE për shtyrjen e marrjes së datës për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë por edhe të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, si pjesë e Evropës”, ka shkruar në “Facebook”, Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Autor: RTKlive