Një delegacion nga Universiteti Policor i Gjermanisë po qëndron në Kosovë

Një delegacion nga Universiteti Policor i Gjermanisë po qëndron në Kosovë

Në Policinë e Kosovës po qëndron për vizitë disa ditore një delegacion nga Universiteti Policor Shtetëror i Brandenburgut të Gjermanisë.

Delegacioni i udhëhequr nga  Rainer Grieger, president i Universitetit të Policisë së shtetit në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e cila do të përfshijë çështje të identifikuara bashkërisht të interesit të përbashkët dhe do të vazhdojnë tutje për të forcuar bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.


MË SHUME NGA Aktuale