Policia jep detaje për gjetjen e trupit të Shqipdon Aliut

Policia jep detaje për gjetjen e trupit të Shqipdon Aliut

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh jep detaje se mbrëmë në Gadime është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore i cili ishte raportuar se ka dalë nga shtëpia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

23-vjeçari nga Lipjani, ishte raportuar si I zhdukur tash e disa ditë.

Ndërsa pas zhdukjes së tij është raportuar se të njëjtit i kishte vdekur babai.