Hasani e Syla me aktivitetete kundër drogës dhe alkoolit tek të rinjtë

Hasani e Syla me aktivitetete kundër drogës dhe alkoolit tek të rinjtë

Koordinatori Nacional për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës kundër drogave, Avdullah Hasani, në kuadër të koordinimit institucional për përgatitjen e fushatës shtetërore kundër narkotikëve te të rinjtë, ka takuar kryeinspektorin e Tregut, Lulëzim Syla.

“Me Kryeinspektorin e Tregut z. Lulëzim Syla, në kuadër të koordinimit institucional dhe përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë. U dakorduam për aktivitet e përbashkëta, në fushën e parandalimit të shpërndarjes, shitjes, konsumimit të duhanit dhe narkotikëve dhe prezencës së të rinjve nën 18 vjeç, në lokalalitete, klube apo organizime ku prezenca e të miturve është e ndaluar, aktivitete këto që do ta parandalonin shpërndarjen, shitjen dhe konsumimin e drogave tek të rinjtë’, ka shkruar Hasani në Facebook.