Gjykata Speciale fton edhe Shaban Sylën

Gjykata Speciale fton edhe Shaban Sylën

Shaban Syla i cili është i dënuar në rastin e njohur si “Bllaca 2” është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ftesa ndaj tij është konfirmuar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili i ka thënë Periskopit se përveç Ibrahim Gashit, është ftuar nga Gjykata Speciale edhe Shaban Syla.

“Të fundit që kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale është profesori Ibrahim Gashi, Shaban Syla dhe një shok i joni që nuk ka dashur të bëhet publike”, ka deklaruar Gucati.