Feronikeli fiton me gol në minutat shtesë
BKT
Sport

Feronikeli fiton me gol në minutat shtesë

Skuadra e Feronikelit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi, pasi e ka mposhtur Vushtrrinë në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 11-të në Ipko Superligë.

Megjithatë, kampionët në fuqi deri te arkëtimi i tre pikëve në udhëtim kanë arritur me mjaft vështirësi me golin e shënuar vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur Besmir Bojku realizoi nga afërsia pas një gjuajtje nga këndi të mysafirëve. Me këtë fitore skuadra nga Drenasi ngjitet për një pozitë më lartë me gjithsej 19 pikë ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.