Brestovci: Ndërtimi i shtetit kërkon gjithëpërfshirje
BKT
Lajme

Brestovci: Ndërtimi i shtetit kërkon gjithëpërfshirje

Bekim Brestovci, biznesmen i cili vepron në diasporë, konsideron se që të ndërtohet në Kosovë një shtet ashtu siç e duan të gjithë, atëherë kërkohet përfshirje jo vetëm e spektri politik, por edhe e qytetarëve. 

"Pa participimin e secilit qytetar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, ne as për së afërmi nuk do arrimë ta kemi shtetin ashtu siç ne duam”, ka shkruar Brestovci.  

Këtu mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

Për ndërtimin e një shteti ashtu siç secili nga ne e duam, nevojitet një mobilizim i yni gjithëpërfshirës.

Shteti nuk mund të ndërtohet e të zhvillohet vetëm nga 120 deputetë, nga disa ministri, pavarësisht sa ato janë, e vetëm me punën dhe kontributin e administratës shtetërore e asaj komunale.

Pa participimin e secilit qytetar në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, ne as për së afërmi nuk do arrimë ta kemi shtetin ashtu siç ne duam.

Ne fillimisht duhet të mësohemi ta duam më shumë shtetin dhe vetëm nëse do e duam do sillemi shumë më ndryshe me te.

Ne ende nuk kemi krijuar relacionin e duhur me shtetin tonë. Ne ende nga e kaluara jonë e hidhur, me shtetin sillemi  sikur ai mos të ishte shteti ynë.

Ne, por edhe shumica e politikanëve tanë ende flasin per vendin, per të mirat që duan ta bëjnë për vendin e rrallëherë flasin për shtetin dhe të mirat që duan ti bëjnë për shtetin.

Ne vendin si hapësirë territoriale e kishim edhe para vitit 2008, por shteti ishte ai i cili na mungonte dhe nuk e kishim.

Andaj tani kur e kemi shtetin, shteti ynë ka nevojë për një disiplinë më të madhe qytetare, ka nevojë për më shumë respektim të ligjit e të rendit. Ka nevojë për sjellje më të përgjegjshme ndaj ambientit e natyrës. Ka nevojë për më shumë përgjegjësi në respektimin e orarit të punës e për më shumë përgjegjësi në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve tatimore e kontributeve ndaj shtetit, e shumë gjëra të tjera.

Shtetin do e kemi ashtu siç duam, kur ne BASHK PËR SHTETIN, do punojmë me shumë dashuri e përgjegjësi.

Do punojmë me shumë përkushtim dhe pa u kursyer fare. Shtetin do e kemi ashtu siç duam ne kur secili nga ne ti sanoj problemet që ne vet ia krijojmë shtetit dhe shoqërisë.

Fundja ne jemi ata që e shkelim ligjin. Ne jemi ata që ia prishim fqinjit qetësinë, ne jemi ata të cilët e dëmtojmë natyrën, në jemi ata të cilët e ndotim ambientin e ne jemi ata të cilët u shmangeni kontributeve dhe tatimeve ndaj shtetit.

Pa mendojeni nëse që nga nesër asnjëri nga ne mos ti shkaktonte këto probleme. Ne, që nga nesër do e kishim një shoqëri me shumë më pak Probleme se sa që ka sot.

Vetëm një popullatë me një vetë-disiplinë do jetë në gjendje të ushtroj

më shumë presion ndaj të zgjedhurve të tyre politik që edhe ata në mandatet e tyre politike të jenë më të përgjegjshëm dhe më efikas në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit.

Andaj them që vetëm të gjithë ne, Bashke për shtetin, dhe vetëm me participimin dhe kontributin e secilit nga ne, pavarësisht moshës, gjinisë e profesionit mund ta ruajmë, ndërtojmë e zhvillojmë shtetin.

 


MË SHUME NGA Lajme