Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Ideal Vejsa arkitekt. Ai do të flas për projektin më të mirë në kategorinë “arkitekturë peizazhi”,në Spanjë.

Kurse Zeqir Veselaj njohës i çështjeve të ambientit, do të flas për ndotjen e ajrit. Po ashtu edhe Haki Jashari-drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, do të flas për ndotjen e ajrit, rrezik për shëndetin dhe jetën.

Ndërsa mysafirë të tjerë do të jenë Bekim Xhafa, drejtor i CEO-s dhe Albona Demaku menaxhere. Ata do të flasin panairin ndërkombëtar të agrobiznesit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme