Ushqimet që e largojnë stresin
BKT
Lifestyle

Ushqimet që e largojnë stresin

Nëse jeni të stresuar, atëherë mendoni se çka hani. Një përzgjedhje adekuate e gjësendeve ushqimore mund t`ju ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe me më pak stres.

Patatja e ëmbël - nëse ju pëlqejnë karbohidratet, atëherë përcaktohuni për pataten e ëmbël. Kjo perime e liron ngadalë energjinë dhe nuk shkakton luhatje të madhe të sheqerit në gjak.

Boronicat - janë të pasura me antioksidues dhe vitaminë C, përbërës të cilët janë treguar të dobishëm në luftë kundër stresit. Përpos kësaj, kanë të pasura edhe me fibra, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.

Mishi i gjeldetit - ky mish përmban aminoacidin triptofan i cili ndikon në lirimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, i cili ju bën që të ndiheni mirë dhe e largon stresin.

Shpargujt - janë të pasur me thartirën folike, e cila ka veprim qetësues.

Kur keni stres, organizmi juaj liron hormonet që ua ulin disponimin. Por, me marrjen e vitaminave dhe mineraleve të caktuara, ju e ruani stabilitetin e organizmit. Mishi i lopës - falë vitaminës B dhe zinkut, mishi i lopës ndihmon që ta tejkaloni stresin. Por, për shkak se ky mish përmban edhe yndyra të ngopura, të dëmshme për zemrën, atëherë hani mish me sa më pak dhjamë.