13:11 / 23.10.2019
Policia gjen një person të vdekur në veri të Mitrovicës
Në veri të Mitrovicës në afërsi të objektit të personave të vetmuar është gjetur pa shenja jete një burrë serb.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.























