Ushqimet, të cilat e qetësojnë lukthin pas ngrënies së tepërt
BKT
Lifestyle

Ushqimet, të cilat e qetësojnë lukthin pas ngrënies së tepërt

Nëse e keni tepruar me ushqim, atëherë mund të ballafaqoheni me ngërçe, dhembje dhe fryrje në bark. Këto pesë ushqime mund t`ju ndihmojnë duke ua përmirësuar tretjen. BANANIA Banania është një ushqim që tretet lehtë. Kaliumi i saj i ndihmon sistemit të tretjes që të punojë pa probleme, kurse fibrat e bananes ndihmojnë në zvogëlimin e diarresë.

LËNGU I PORTOKALLIT

Nëse pini lëng të portokallit për ta qetësuar barkun, atëherë e pini atë para drekës, pa e përzier me karbohidrate, meqë në të kundërtën rrezikoni që të keni fryrje më të madhe.

USHQIMET GRIMCUESE

Kripa e mban ujin në organizëm, prandaj çipsi dhe ushqimet e tjera grimcuese nuk preferohen. Më mirë është që të hani bajame, apo kokoshka, pa kripë.

ORIZI

Orizi është i pasur me fibra, prandaj barkut nuk i duhet të punojë shumë për t'i tretur ato. Ushqimet sikur buka e thekur dhe patatet po ashtu nuk e mundojnë barkun dhe ndihmojnë në zvogëlimin e diarresë, meqë thithin lëngjet.

ÇAJI I MENTËS

Menta qetëson muskujt e barkut, gjë që mundëson një tretje më të mirë. Po ashtu, menta qetëson edhe ngërçet.