Godfrey zbret në Beograd, pason ish-ambasadorin Scott
BKT
Lajme

Godfrey zbret në Beograd, pason ish-ambasadorin Scott

Anthony Godfrey, ambasadori i ri amerikan, në Serbi, ka zbarkuar në Beograd.

Faqja e ambasadës së SHBA’së në "Twitter", i ka shprehur mirëseardhje Godfrey.

“Mirësevini në Serbi. Ambasadori i ri i SHBA’së në Serbi dhe gruaja e tij kanë arritur në Beograd. Ata kanë edhe një javë kohë përpara për të njohur qytetin. Çfarë do t’i rekomandoni për të eksploruar. Ditët e tyre të para do t’i ndajmë me ju në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Godfrey e pason në këtë pozitë, ish-ambasadorin Kyle Scott.


MË SHUME NGA Lajme