19:43 / 23.10.2019
Drejtori sportiv i Juventusit: Mandzukiç mund të largohet
Drejtori sportive i Juventusit, Fabio Paratici ka pranuar se janë gati për të shitur sulmuesin Mario Mandzukiç.
Paratici ia ka hapur derën mundësisë së shitjes së kroatit në afatin dimëror.
Mandzukic mbetet i lidhur me Manchester United dhe nuk është duke u trajnuar me “Zonjën e Vjetër”.
“Jemi duke biseduar me të për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Jemi të hapur, mund të largohet ose të qëndrojë. Jemi duke biseduar për të gjetur zgjedhjen më të mirë për dy anët. Nuk është duke trajnuar me ne, nëse arrihet zgjidhja mund të ndodh”, deklaroi ai.
Juventus dje mposhti Lokomotiv Moscow me rezultat 2-1 në kuadër së Ligës së Kampionëve.























