Fituesit e garave republikane në Prizrenin historik
BKT
Lajme

Fituesit e garave republikane në Prizrenin historik

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të kampeve kreative nxënësit fitues të nivelit republikan vizituan sot qytetin historik të Prizrenit.

Natyrisht, vizita e parë u zhvillua në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku nëpërmjet ciceronit nxënësit u njoftuan me historikun e ngjarjes së madhe të shqiptarëve.

Më pas ata vizituan edhe një nga atraksionet kryesore, Kalanë e Prizrenit ku nga muret e lashta e kalasë shijuan bukuritë e qytetit të vjetër.

Më pas ata vazhduan vizitën relaksuese edhe në Parkun e Marashit.

Nxënës të klasave VI, VII, VIII dhe IX, po shpërblehen me kampe kreative për të arriturat e tyre si më të mirët e republikës në kuadër të Garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit kritik si dhe në Garat Nacionale të Diturisë.

Pjesë e grupit të parë të kampit kreativ janë rreth 100 nxënës nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Rahovecit, Drenasit, Dragashit, Suharekës, Istogut, Malishevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës dhe Mamushës.


MË SHUME NGA Lajme