Mbahet konferencë për pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë
BKT
Lajme

Mbahet konferencë për pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë

RTKlive

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot në një konferencë për media bën prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë do të shpalosen pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë. Ky studim trajton tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Studimi gjithashtu ofron këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartpërmendura.


MË SHUME NGA Lajme