Selinoja forcon sistemin imunitar
BKT
Lifestyle

Selinoja forcon sistemin imunitar

Studime të ndryshme kanë treguar për dobitë e shumta që sjell ngrënia e selinos. Ndër dobitë e shumta që sjell selinoja janë edhe ajo që forcon sistemin imunitar. Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet te selinoja e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të këtë imunitet më të fortë.

Ndihmon në uljen e presionit të gjakut, pasi selinoja përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke çlodhur muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selinoja gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Pthalides që përmban selinoja gjithashtu mund të ulë kolesterinën me rritjen e sekretimit të acidit. Selinoja përmban coumarins substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit. Selinoja besohet se ka veti antiinflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti.