12:12 / 24.10.2019
Lëngu i shegës ndihmon tretjen dhe mbron zemrën
Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën.
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit.
Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe të rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën.
Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat dhe me këtë përfiton shumë edhe zemra, pasi nuk ka probleme me furnizim të papenguar me gjak.























