Conte: Dortmund dukej i frikësuar nga ne
BKT
Sport

Conte: Dortmund dukej i frikësuar nga ne

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka pasur fjalë të mira për lojtarët e tij në fitoren që ekipi i tij e arriti ndaj Borussia Dortmund.

Tekniku italian ka thënë se loja ishte e dominuar nga “Neurazurët”, ndërsa gjiganti gjerman ishte i frikësuar.

“Dortmund ndryshoi sistemin duke e bërë me pesë mbrojtës, gjë që bën të kuptohet se ishin të frikësuar. Ishim të përgatitur për tjetër ndeshje, por ia dolëm mirë. Kur Dortmund e ndryshoi formacionin në 4-2-3-1 gjatë pushimit, ia dolëm përsëri të përshtatemi me lojën. Gjëja kryesore është që nuk humbëm posedimin në mesfushë, për të evituar kundërsulmet nga kundërshtari”, deklaroi ai. 

Interi mposhti Dortmundin me rezultat 2-0 në kuadër së Ligës së Kampionëve. Pas kësaj fitoreje, italianët janë në vendin e dytë në tabelë me 4 pikë, aq sa ka edhe Dortmund në vendin e tretë, ndërsa lider mbetet Barcelona me shtatë pikë dhe në vendin e fundit është Slavia Prague me një pikë.