Ky është programi i nesërm në`Mirëmengjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Kemail Shaqiri autor i librit ”Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta në Kosovë“ , i cili do të flasë rreth botimeve të reja.
Për përmbylljen e javës evropiane për siguri dhe shëndetin në punë, do të flasë i ftuari Valon Leci U.D Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Eqrem Basha kurator, i cili do të flasë për hapjen e ekspozites së skulptorit Agim Çavdarbasha.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























