“Asgjë nuk ka ndryshuar tek Arsenali që nga largimi i Wenger”
BKT
Sport

“Asgjë nuk ka ndryshuar tek Arsenali që nga largimi i Wenger”

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, nuk sheh ndryshime që nga largimi i Arsene Wenger.

Unai Emery është në stol të “Topçinjve” dhe ky është sezoni i tij i dytë me klubin anglez.

Mirëpo, performanca dhe rezultatet nuk janë më të mirë nga ato çfarë ka arritur Wenger.  I të njëjtit mendim është edhe Petit, i cili e di pse shumë tifozë po kërkojnë shkarkimin e teknikut spanjoll.

“E di pse shumë tifozë po humbasin durimin me Unai Emery. Si trajner ka rekord të keq në ndeshjet si mysafirë, jo vetëm në Angli por edhe gjatë kohës kur ishte në Spanjë. Formacioni i parë kundër Sheffield United ishte i çuditshëm. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga largimi i Wenger”, deklaroi ai.

Arsenal sonte luan kundër Guimaraes në kuadër së Ligës së Evropës, ndeshje që fillon në ora 21:00.