Kantarioni, bima që përdoret kundër depresionit
Kantarioni është treguar se pajisje e fortë kundër depresionit dhe për shërimin e shumë sëmundjeve psikike, prej depresionit e deri prej traumave dhe është vërtetuar se posedon më pak efekte të dëmshme anësore në krahasim me antidepresantët e tjerë.
Kantarioni (lat. Hypericum perforatum) është bimë shumë e vlerësuar. Merret në formë të tonikut, çajit, vajit apo tinkturës, por tashmë mund të gjendet edhe në formën kapsulës, që ndikojnë në disponim dhe përmirësojnë ekuilibrin emocional. Lulet dhe gjethet e saj përdoren për t'i shëruar ngërçet në stomak dhe lukth, sëmundjet e mushkërive, mëlçisë dhe fshikëzës së urinës.
Në mjekësinë popullore kjo bimë posedon vlerë të posaçme në shërimin e djegieve, ënjtjeve, hemorroideve dhe në shërimin e plagëve. Ndryshimet në lëkurë shërohen duke i lyer me vaj kantarioni, por nuk duhet harruar se kantationi ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe shërimin e tyre si pasojë e dëmtimeve gjatë ngjyrosjes. Përmban taninë, vaj eterik, karotinë dhe flavonoidet "heterozid" që ia dhuron ngjyrën e verdhë. Duhet përmendur se kantarioni në rastet më të shpeshta përdoret si antidepresant natyral.























