15:51 / 24.10.2019
Diouf: Mbappe duhet të luajë për Realin
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, El Hajdi Diouf ka kërkuar nga sulmuesi Kylian Mbappe, të largohet nga PSG.
Mbappe është i kërkuar nga Real Madrid dhe sipas disa raportimeve “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro. Diouf insiston që sulmuesi të luajë në Real, nëse dëshiron të fitojë Topin e Artë.
“Është mirë që ka shënuar tre gola, por shënoi kundër Brugge. Pres në ndeshjet e mëdha kundër klubeve të mëdha. Mund të bëhet pesë herë fitues i Topit të Artë, pasi është i ri dhe ka talent, por duhet të ndërrojë klubin”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për PSG në Ligën e Kampionëve është kundër Club Brugge në “Parkun e Princave”.























