16:16 / 24.10.2019
Kjo është tabela e Superligës pas fitores së Ballkanit
Ka përfunduar ndeshja e sotme në mes të Ballkanit dhe Flamurtarit.
Skuadra nga Theranda, Ballkani, ka shënuar fitore me rezultatin 3-1.Baftiu, Topalli dhe Magani ishin shënuesit për vendasit, kurse për Flamurtarin golin e vetëm e shënoi bullgari, Granchov.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani tashmë gjendet në pozitën e dytë me 23 pikë, kurse Flamurtari mbetet në pozitën e 10-të me vetëm 9 pikë.
























