Gratë përkrahen me grande prej 66 mijë eurosh
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) gjatë një konference për media ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66 mijë eurosh.
Këto grante janë mundësua nga Zyra e Bashkimit Evropian , Agjencia Austriake për Zhvillim dhe përfituese janë gjithsej 18 organizata.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova tha se përmes kësaj iniciative po kontribuohet në zbatimin e strategjisë aktuale të RRGK-së për vitet 2019/2022, e cila synim ka fuqizimin e gruas.
Sipas saj, raundi i 13-të i graniti i ka përfshirë edhe projektet e grave që jetojnë në veri të Kosovës.
Rugova bëri të ditur që së shpejti do të fillojë edhe ruadi i 14 i graniti i cili synim do ketë fuqizimin e vajzave.
Kurse, koordinatorja ekzekutive pranë Zyrës së Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Annnette Fath Lihic tha se Bashkimi Evropian është krenar që po përkrah gratë kosovare përmes këtyre granteve, derisa theksoi se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë tutje.
Ajo tha se legjislacioni i Kosovës për barazi gjinore është i mirë por që mbetet sfidë implementimi i tij si në nivelin lokal, ashtu edhe qendror.
Lihic ka këshilluar qeverinë e re që agjendën gjinore ta ketë prioritet.
Ndërsa, udhëheqësi i administratës dhe këshilluesi i sektorit privat në Agjencinë Austriake për Zhvillim, Arsim Aziri tha se i kushtojnë shumë kujdes dhe rëndësi barazia gjinore të jetë e përfshirë në çdo aktivitet dhe projekt.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka ndarë 16 grante për 18 organizata të saj anëtare dy prej të cilave janë partnere.
Disa nga organizatat përfituese të grantit të 13 është Femrat Aktive të Gjakovës, NVO “Svfet e Andjela”, Doën Sindrom Kosova, Kosovo Advocacy Group, Lulishtja, Udruzenje Poslovnih Zena ËBA, Hareja, etj.























