19:13 / 24.10.2019
Azpilicueta lavdëron lojtarët e ri të Chelsea
Kapiteni i Chelseas, Cesar Azpilicueta ka thënë se lojtarët e rinj me moshë te Chelsea kanë luajtur shumë mirë në fitoren ndaj Ajax.
Lojtarët si Tammy Abraham, Mason Mount, Fikayo Tomori dhe Callum Hudson-Odoi luajtën të gjithë në formacionin e parë në ndeshjen e djeshme.
Azpilicueta ka thënë se të gjithë patën një paraqitje të mirë dhe niveli i tyre është duke u përmirësuar.
“E dimë si të punojmë shumë dhe ia dolëm si skuadër. Të gjithë luajtën mirë. Është e rëndësishme që skuadra të bëj më të mirën. Të rinjtë luajtën shumë mirë, kualiteti që treguam është masiv. Duke luajtur në këtë nivel janë duke u përmirësuar”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Chelsean është kundër Burnley këtë të shtunë, duke filluar nga ora 18:30.























