Ambasadori gjerman: Të rinisë dialogu, por të mos ngutemi për marrëveshje
BKT
Lajme

Ambasadori gjerman: Të rinisë dialogu, por të mos ngutemi për marrëveshje

Ndonëse SHBA-ja kërkon që të arrihet shpejt një marrëveshje Kosovë – Serbi, ambasadori Heldt thotë se Gjermania nuk dëshiron ta nxit askënd për marrëveshje të ngutshme dhe se do që ajo të zgjidh të gjitha problemet mes Kosovës e Serbisë.

"Qëndrimi gjerman është i qartë dhe unë e kam theksuar atë në raste të ndryshme: Ne argumentojmë dhe mbështesim një marrëveshje përfshirëse dhe të qëndrueshme, ligjërisht të detyrueshme, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Arritja e një marrëveshjeje të tillë merr kohë dhe ne duam që ajo të arrihet në mënyrë solide ashtu që të zgjidhen të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë. Prandaj ne nuk duam ta nxisim askënd për të nxituar në arritjen e kësaj marrëveshjeje kyçe. Por ne besojmë që është koha e fundit për të rinisur procesin e bisedimeve. Unë besoj fuqishëm që kjo pikësëpari dhe më së shumti është në interes të Kosovës: Një normalizim i njëmendtë më në fund do të mundësonte përqendrimin në sfidat e vërteta për rajonin në tërësi", ka thënë ai, transmeton "Express". "Prandaj unë kam besim që qeveria e re do të fillojë punën në këtë çështje komplekse që nga dita e parë".  


MË SHUME NGA Lajme