Delegacioni i FFK-së qëndroi në Plzen
BKT
Sport

Delegacioni i FFK-së qëndroi në Plzen

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala dhe trajneri ndihmës i Kombëtares, Muharrem Sahiti, dje dhe sot kanë qëndruar për vizitë në Plzen, qytet në të cilin më 14 nëntor do të zhvillohet ndeshja tejet e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes, derisa kanë vizituar edhe stadiumin “Doosan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja si dhe hotelin në të cilin do të akomodohet ekspedita e Dardanëve.