Dymbëdhjetë filma në shqip shfaqen këtë fundjavë në Zvicër
BKT
Kulturë

Dymbëdhjetë filma në shqip shfaqen këtë fundjavë në Zvicër

Në kuadër të organizimit për “Ditët e Kulturës Shqiptare” në diasporë Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike e Kosovës organizon aktivitetin “Tri net Film Fest” në Zvicër, që ka filluar të enjten.

Për tri ditë me radhë, më 24, më 25 dhe më 26 të këtij muaji, në Wil të Zvicrës, do të mbahet aktiviteti “Tri net Film Fest”.

Gjatë këtij Festivali, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike dhe nga studioja “Aktrimi” në Zvicër, do të shfaqen filma shqip të metrazhit të shkurtër dhe filma të huaj. Filmat do të jenë të metrazhit të shkurtër, ndërsa Festivali do të promovojë dhe do të afrojë autorët e rinj të filmit nga vendet e ndryshme të botës në Zvicër.

Të enjten para publikut në Zvicër u shfaqën filmat: “Tre” nga Mirak Zymberaj, “Identity” nga Arben Fejzullahu, “The New Bride” nga Alma Cocaj, si dhe “Ujë dhe varre” – Ersin Shamli. Sot programi i filmave që do të shfaqen atje përbëhet nga filmat: “Ajo” nga More Raca, “The Baby” nga Ben Apolloni, “The Last Battle” nga Alban Zogiani, si dhe “Vëllai jem” nga Burim Baftiu.

“Tri net Film Fest” në Zvicër përfundon të shtunën, me shfaqjen e filmave: “Klithma” nga  Korab Lecaj, “Darka” nga Suela Bako, “A Long Way Home” nga Iber Deari, si dhe “Me fal” nga Besim Ugzmajli.


MË SHUME NGA Kulturë