“Milani nuk ka lider"
BKT
Sport

“Milani nuk ka lider"

Ish drejtori ekzekutiv i Milanit, Umbedo Gandini ka folur për Tuttosport rreth situatës tek kampi i rosonerëve.

Ai mes tjerash ka shtuar se Milan për momentin nuk ka lider në fushën e gjelbër si dhe ka folur për drejtorin sportiv të tanishëm, Boban për të cilin ka shtuar se është një njeri i drejtë.

“Ndryshimet e shumta në klub nuk kanë lejuar vazhdimësinë  e drejtimit, qoftë të presidencës, menaxhmentit sportiv dhe stafit teknik. Boban ka karakteristika për të pasur rolin e drejtuesit të duhur, ka personalitet dhe kulturë futbolliste”, tha fillimisht ai. 

Ai foli edhe për ndeshjen e kësaj jave ndërmjet Romës dhe Milanit.“Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, nëse duan të synojnë Ligën e Kampionëve iu duhen tri pikë ditën e diele. Të shohim se kush do të triumfojë”, përfundoi Gandini.