15:47 / 25.10.2019
Emery: Shumë herët për të vendosur rreth Ceballos
Menaxheri i skuadrës Arsenal, Unai Emery, ka thënë se është shumë herët për të vendosur rreth asaj nëse duhet t’i ofrohet mesfushorit Dani Ceballos një kontratë permanente apo jo.
Futbollisti 23 vjeçar është në huazim nga Topçinjtë dhe është raportuar se menaxheri Emery dëshiron ta nënshkruajë atë – gjë që ky i fundit e ka kundërshtuar të enjten, shkruan Goal.
“Unë mendoj se është shumë herët ta them këtë”, u përgjigj Emery, i pyetur rreth nënshkrimit të Cebollas.
“Cebolla po bën gjëra të mëdha këtu, ai po luan rregullisht. Sigurisht që ai ka shumë potencial dhe mendoj se ky është vetëm fillimi”.























