Janë numëruar gjysma e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Këtë e bëri të ditur në një deklaratë për media, Valmir Ilazi, zëdhënës për media në KQZ.
Ai tha se deri tani janë numëruar më shumë se gjysma e këtyre votave.
“Janë rreth 27 mijë vota të këtyre kategorive, deri nëkëto momente të orës 15:00 janë numëruar gjysma e tyre më shumë se 13 mijë”.
“Deri nesër gjatë ditës besojmë se do të përfundojmë numërimin e të gjitha këtyre votave”.
Elezi theksoi se do të rinumërojnë edhe katër vendvotime të reja.
“Do të rinumërojmë edhe ato katër vendvotime që u vendosen nga mbledhja e ditës së sotme të KQZ-së”.
“Gjatë ditë së nesërme shpresojmë se do të përmbyllim procesin sa i përket numërimit të të gjitha votave”, ka thënë Elezi.























