Këta janë shënuesit më të mirë te Kosova
Kombëtarja e Kosovës në futboll, është duke shkëlqyer në kualifikueset e Evropianit 2020, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” në mesin e muajit nëntor, do të përballen me Çekinë dhe Anglinë, dy sfidat jetike për të realizuar ëndrrën tonë, kualifikimin në EURO 2020.
Të gjithë futbollistët që veshin fanellën e Kosovës, janë duke shfaqur performancë të lartë.
Ndërkaq, aktualisht shënuesi më i mirë tek “Dardanët” është Vedat Muriqi më 8 gola të realizuara, në 23 ndeshje të zhvilluar.
Ylli i Fenerbahçes, ndiqet nga Arbër Zeneli më një gol më pak.
Ja lista e shënuesve më të mirë tek Kosovës:
Vedat Muriqi 8 gola (23 ndeshje)
Arber Zeneli 7 gola ( 18 ndeshje)
Amir Rrahmani 5 gola ( 26 ndeshje)
Milot Rashica 4 gola ( 25 ndeshje)
Benjamim Kololli 3 gola ( 14 ndeshje)
Valon Berisha 3 gola ( 18 ndeshje)























